Senatorja harron kamerën ndezur, del lakuriq para kolegëve
Për shkak të pandemisë COVID-19 shumë persona janë detyruar që të punojnë nga shtëpia, ndërsa mbledhjet janë zhvilluar online. Por, përveç lehtësimeve që sjell platforma online, në shumë raste ka shkaktuar momente të sikletshme nga pakujdesia.
Një senatore në Meksikë ka rënë pre e problemve gjatë punës online. Senatorja meksikane Martha Lucia Micher, 66 vjeç ishte duke folur në aplikacionin “Zoom” me kolegët e saj të partisë Lëvizja Kombëtare dhe gazetarët, por ka harruar kamerën hapur dhe është zhveshur.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ajo ka qenë duke diskutuar ndikimin e pandemisë koronavirus në ekonominë e vendit, por në një moment u shfaqe toples para kolegëve dhe gazetarëve. Pas këtij incidenti Micher ka kërkuar falje si kolegëve të saj, por dhe publikut. Në një reagim pas kësaj ngjarje, Martha u shpreh se nuk ka turp që ka treguar pjesët intime të trupit.
“Unë jam Martha Lucia Micher dhe nuk kam turp që kam treguar një pjesë të intimitetit tim pa dashur. Jam një grua 66 vjeç që kam ushqyer me gji 4 fëmijë, tre prej të cilëve janë profesionistë në punët e tyrë dhe ndihem krenare për trupin tim”, është shprehur senatorja.