Serbia dhe Bullgaria hapin autostradën e Korridorit 10, me 87 ura e pesë tunele për vetëm 476 milion euro
Pjesa e fundit e krahut lindor Korridorit 10 u inaugurua të shtunën në një ceremoni në prani të zyrtarëve të lartë të shtetit serbë dhe bullgarë, duke përmbyllur kështu ndërtimin e një autostrade prej 87 km nga Nishi në kufirin bullgar afër Dimitrovgrad.
Rruga e re, sipas mediave të Beogradit, u mundëson shoferëve të përshkruajnë katër orë e gjysmë nga kufiri hungarez në atë bullgar përmes Serbisë dhe vetëm tre orë nga Beogradi si dhe nga Nishi në vendkalimin kufitar Gradin në vetëm pesëdhjetë minuta.
Gjatë ceremonisë, Presidenti serb Aleksandar Vucic dhe Kryeministri Bullgar Bojko Borisov përshkruan një nga tunelet e “zgjuar” të rrugës Bancarevo, i pajisur me sistemet më të mira të sigurisë në komunikacion.
“Muri i Berlinit midis Bullgarisë dhe Serbisë ka rënë sot. Kemi portin Varna dhe portin e Burgasit dhe nuk ka pengesa të tjera për Stambollin. Industria bullgare do të përdorë autostradën tërësisht. Sot, ne lidhim Evropën Lindore dhe Perëndimore”- tha Borisov.
Vuçiç e quajti hapjen e Krahinës Lindore të Korridorit 10 një “ëndërr” dhe një “mrekulli” dhe tha se ishte një nga rrugët më të mira të së ardhmes.
Kjo, tha ai, hapi rrugën drejt lindjes, e cila anashkalon Grykën e Sicevacit si një seksion rrugor të rrezikshëm, “duke krijuar një shans të ri për jetën” e 450,000 njerëz të rrethit Nisava dhe Pirot.
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë atë që ndjej për fundin e 813 km në Korridorin 10 përmes Serbisë“, tha Vuçiç.
Trafiku më i lartë pritet nga shoferët në tranzit, veçanërisht nga shtetasit turq që udhëtojnë nga Evropa Perëndimore për në Turqi përmes Serbisë dhe Bullgarisë. Sipas Vuçiqit dhe Borisov, udhëtimi i tyre do të lehtësohet me ndërtimin e një autostrade nga kufiri bullgar për në Sofje brenda disa muajve.
Krahu lindor i Korridorit 10 ka 87 ura, pesë tunele me gjatësi 2.6 km dhe pesë by-passe trafiku. Për ndërtim u përdorën 780,000 ton asfalt. E gjithë kjo kushtoi 476 milion euro.
Paratë janë siguruar përmes kredive nga Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Botërore dhe pjesërisht nga buxheti i Republikës së Serbisë.
Kishte probleme të mëdha gjatë ndërtimit të rrugës dhe afati për përfundimin e punimeve të filluara në vitin 2010 u thye vazhdimisht.