Serbia dhe Kina nisin për herë të parë stërvitje të përbashkët ushtarake

Ministria e Mbrojtjes së Kinës njoftoi të hënën se Kina dhe Serbia do të zhvillojnë për herë të parë një stërvitje të përbashkët ushtarake, e cila pritet të mbahet në fund të këtij muaji.

Ushtrimet ushtarake, të quajtura “Paqeruajtësit 2025”, do të zhvillohen në provincën Hebei në veri të Kinës dhe do të përfshijnë forcat speciale nga të dyja vendet. Lajmin e bëri të ditur koloneli Jiang Bin gjatë një konference për shtyp, sipas një njoftimi të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes së Kinës.

“Stërvitja synon të forcojë aftësitë luftarake të pjesëmarrësve dhe të thellojë bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve,” tha Jiang.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është hera e parë që ushtritë e Kinës dhe Serbisë marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët, edhe pse dy vendet i konsiderojnë marrëdhëniet e tyre një partneritet strategjik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Serbia mban statusin e neutralitetit ushtarak, por është pjesë e programit të NATO-s “Partneriteti për Paqe”. Megjithatë, Beogradi ka ndërtuar lidhje të forta me Pekinin, si në fushën e mbrojtjes ashtu edhe në ekonominë civile, përfshirë investimet dhe kreditë kineze në projekte infrastrukturore.

Po ashtu, Serbia mbështetet në Kinën për përkrahje diplomatike në organizatat ndërkombëtare, sidomos sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?