Serbia është vendi i parë në Evropë që përdor vaksinën kineze COVID-19
Serbia është bërë vendi i parë në Evropë që përdor një vaksinë që ishte projektuar, provuar dhe prodhuar në Kinë pasi vaksinimet me Sinopharm COVID-19 filluan dje. Serbia mori një milion doza javën e kaluar dhe tani do t’i administrojë ato te punëtorët kryesorë duke përfshirë oficerë policie, mësues dhe ushtarë. Beogradi mban lidhje të ngushta me Pekinin dhe kompanitë kineze kanë investuar miliarda dollarë në infrastrukturën dhe projektet energjetike të Serbisë.
Ministri i Shëndetësisë i Serbisë Zlatibor Lončar ishte personi i parë në Evropë që mori vaksinën Sinopharm, vetëm disa orë pasi Agjencia e vendit për medikamente lëshoi një leje për përdorimin masiv të vaksinës. Më shumë se 20,000 serbë janë vaksinuar deri më tani që kur vaksinimi masiv filloi në fund të dhjetorit. Gjatë fundjavës, Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se Serbia pret të marrë edhe 250,000 doza të tjera të vaksinës Sputnik dhe 20,000 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech në ditët në vijim.