Serbia furnizon me 8 mijë vaksina Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut do të furnizohet nga Serbia me 8 mijë vaksina të kompanisë “Pfizer” kundër Covid-19.

Lajmi u bë i ditur sot nga kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili tha se ka pranuar ndihmën nga Serbia dhe se ka përshëndetur gjestin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.  Zaev ka shtuar se kjo është shenjë e mirë solidariteti.

“Javën e fundit kemi kërkuar mbështetje edhe nga vende tjera, për të filluar më shpejt me vaksinimin, derisa në shkurt do të vijnë 5.850 vaksinat e para. Sot kemi biseduar me presidentin serb dhe ata pranuan që të na ndihmojnë”, theksoi Zaev.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vuçiç ka ofruar që vaksinat të jepen në formë të donacionit, por autoritetet e Maqedonisë kanë insistuar që ato të paguhen dhe më pas janë dakorduar që të paguhen sipas çmimit furnizues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?