Serbia kthen në “armë” votën e Kurtit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, në Bruksel u ankua për faktin që Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendumit të Serbisë.

“Ne folëm kryesisht mbi mohimin e bërë të drejtave themelore të serbëve në Kosovë, çka u pa fare mirë në 16 janar, kur atyre iu ndalua pjesëmarrja në referendum dhe votimi, e ky është një precedent i tmerrshëm”, tha për mediat serbe.

Kryeministrja nënvizoi se kur bëhet fjalë për zgjedhjet e prillit, ka marrë zotimin e BE-së se do të angazhohen sa të munden, që të mos përsëritet ajo çfarë ndodhi me referendumin.

Ana Brnabić përmendi faktin që Kurti ka votuar në zgjedhjet e Shqipërisë. Për të vendimi i Kurtit për të mos lejuar votimin e serbëve në referendum ka qenë një “hipokrizi”, duke qenë se ai vetë mori pjesë dhe votoi zgjedhjet e Shqipërisë.

SHKARKO APP