Serbia një hap përpara, nga 1 qershori lejon tifozët në stadium

Serbia bën një hap përpara drejtë rikthimit në normalitet. Ndryshe nga Gjermania, që u rikthye e para në fushë por pa tifozë, Serbia e dërgon në një tjetër nivel teksa kanë vendosur që në stadium do të jenë të pranishëm edhe tifozët.

Duke nisur nga 1 qershori, ku të gjithë aktivitet sportive do të jenë të hapura, qeveria serbe ka lejuar që edhe tifozët të jenë të pranishëm por sigurisht duke respektuar rregullat e distancimit fizik.

Tifozët duhet të qëndrojnë 1 metër në distancë nga njëri tjetri, kusht ky i vendosur nga Komiteti i Ekspertëve si pasoj e emergjencës që ka sjell Covid-19. Në shkallët e stadiumit do të ketë më pak tifozë, por e rëndësishme është që ndeshjet nuk do të zhvillohen më dyer të mbyllura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?