Serbia: Nuk ka asnjë shenjë se Greqia do ta njohë Kosovën

“Tani për tani nuk ka kurrfarë paralajmërimesh e as sinjalizime për ndryshimin e qëndrimit të tyre”.

Kështu ka pohuar sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, duke shtuar se Serbia dëshiron raporte gjithnjë e më të mira me Greqinë.

Në këtë kuadër, ai ka theksuar se Serbia dhe Greqia janë vende mike dhe vëllazërore dhe se “nuk ka kurrfarë tensionesh në raporte, sikurse duket kur të lexohen gazetat”.

Më tej, agjencia “Beta” nga Beogradi raporton se Daçiç ka paralajmëruar se kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, mund ta vizitoj Beogradin në vjeshtë, ndërsa ai vetë planifikon ta vizitojë Athinën në muajin tetor.

 

SHKARKO APP