Serfisti i njohur vritet nga peshkaqeni, plazhi ishte i mbyllur prej Covid-19
Një tragjedi ka ndodhur në Santa Cruz të Kalifornisë në SHBA. Serfisti i njohur 26-vjeçar Ben Kelly ka humbur jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen i bardhë, në plazhin e quajtur Manresta State.
Ai u fut në det edhe pse hyrja në plazh ishte e ndaluar në orarin 11:00-17:00 për shkak të Covid-19.
26-vjeçari, i cili do të bënte sërf, u arrit nga rojet bregdetare dhe u transportua shpejt në breg, por dëmtimet ishin shumë të rënda dhe ai vdiq para se të mbërrinte në spital.
Ky është sulmi i tretë vdekjeprurës nga një peshkaqen i bardhë që nga viti 1984, kur një 28 vjeç u vra në Pigeon Point.
Një tjetër vdekje ka ndodhur në vitin 2004, kur një 50-vjeçar humbi jetën pranë Kibeseliah Rock në qarkun Mendocino.