Sërish 5 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, rriten rastet e reja në 120 së fundmi
Për të dytën ditë radhazi Maqedonia e Veriut ka shënuar 5 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Nga dy viktima janë shënuar në Shkup dhe Tetovë, kurse një në Kumanovë.
Ndërkohë janë rritur rastet e reja me koronavirus. 120 janë shënuar nv 24 orëshin e fundit, kurse 78 kishte dje.
Shkupi vijon të jetë vatra e nxehtë me 63 raste tv reja, kurse Tetova ndjek e dyta me 14. Pavarësisht shtimit të rasteve dhe viktimave sidomos në qershor- korrik, Maqedonia e Veriut ka vijuar me rihapjen, duke kërkuar vetëm përdorimin e detyrueshëm të maskës si dhe distancimin social.