Sërish në kuti bananesh, por këtë herë në Mal të Zi kapen 400 kg kokainë

400 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet e Malit të Zi, në një magazinë brenda arkave me banane. Droga ishte fshehur në arkat e bananeve ”Derby”, të cilat vinin nga Ekuadori.

Ekuadori është kthyer në një burim të sigurt për kontrabandistët europianë të drogës në vitet e fundit, veçanërisht për shqiptarët, malazezët, spanjollët, grekët, holandezët dhe belgët.

Edhe në Shqipëri nëpërmjet të njëjtës skemë kanë arritur që të deportojnë qindra ton kokainë e pastër, që ka si destinacion vendet e Europës.

SHKARKO APP