Sërish shifra të larta në Greqi, konfirmohen 941 raste pozitive dhe 22 viktima në 24 orë

Vijojnë shifrat e larta të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të vendit fqinj raportojnë se janë konfirmuar 941 raste të reja infektimi.

I lartë mbetet edhe numri i viktimave, ku në 24 orë kanë ndërruar jetë 22 pacientë, duke e çuar në 5764 numrin total të të vdekurve nga virusi i rrezikshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të infektuarve, që nga nisja e pandemisë në Greqi, është 155 678. Gjithashtu, 260 pacientë janë në intubim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?