Sërish shifra të larta në Maqedoninë e Veriut, 7 viktima dhe 125 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta si pasojë e COVID-19 nga dita në ditë.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 125 raste të reja nga 1,019 teste të kryera.

Në total numri i të infektuarve në vend është 3,364.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu këtë të mërkurë u regjistruan edhe 7 viktima të tjera nga koronavirusi me një total prej 164 të vdekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe numri i të shëruarve është rritur ku 6 pacientë kanë lënë spitalet.

Në të gjithë vendin që prej fillimit të pandemisë janë kryer 39,033 tampone.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?