Sesi rikthehet nuhatja/shija pas Covid-19, duket se përgjigjen e jep TikTok

Pas rikuperimit nga Covid-19, shumë njerëz kanë zbuluar një nga efektet më të bezdisshme që është humbja e shijes. Njerëzit po provojnë gjithçka për të rikuperuar shijen e tyre, por përdoruesit e TikTok duket se gjetën diçka.

Ata po hajnë portokalle të djegur për të rifituar shijen e humbur. Ndonëse mund të kenë aromë të mirë, nuk ka asnjë provë që thotë se portokajt e djegur janë një “ilaç” për humbjen e shijes pas Covid, por gjithsesi, ka disa studime intriguese që po shqyrtohen.

Dr. Omid Mehdizadeh, thotë se ekziston diçka që njihet si terapia e rikualifikimit të nuhatjes. ”Aromat e fuqishme, duke përfshirë portokall të djegur, lëkurë limoni, karafil etj, nuhaten 3-4 herë në ditë për 3-4 muaj”, thotë ai. Një portokall i djegur nuk mjafton për të bërë një ndryshim, por përdorimi i tij për një muaj rresht mund të jetë një histori tjetër.

Një studim i botuar në vitin 2020 në ”The Laryngoscope”, zbuloi se aromat e forta i kanë ndihmuar njerëzit që kanë kaluar viruse të tjerë, jo Covid-19. Lajmi është se aroma dhe shija juaj ka të ngjarë të kthehen vetë. 90% e njerëzve që nuk mund të nuhatnin ose shijonin asgjë gjatë infektimit me Covid-19, ka të ngjarë të rikuperohen brenda 4-5 javësh, pasi qelizat vetë-riparohen.

SHKARKO APP