Sezoni i zymtë festiv, Papa vizitoi në agim statujën e Shën Marisë

Papa Françesku nisi sezonin e zymtë festiv, me një vizitë të pa lajmëruar në një prej atraksioneve më të famshme të Romës, Shkallët Spanjolle. Pasi u deturua të anulojë ceremoninë vjetore publike, për shkak të koronavirusit, kreu i Selisë së Shenjtë mbërriti ende pa zbardhur dita, pranë statujës 12 metra të lartë të Shën Mërisë, ku vendosi një shportë me lule.

Eventi që tradicionalisht zhvillohet pasditen e 8 dhjetorit, me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve, konsiderohet si fillimi i sezonit të Krishtlindjeve. Gjatë ndalesës 14-minutëshe, pranë statujës në Piazza di Spanga, Papa u lut për qytetin dhe për të gjithnjë njerëzit rreth botës që janë prekur nga Covid-19, sic njoftoi Vatikani.

83-vjeçari nuk e hoqi maskën as gjatë lutjeve dhe e mbante vetë çadrën për t’u mbrojtur nga shiu. Më pas, ai iu drejtua Bazilikës së Santa Maria Maggiore, ku mbajti një Meshë pa prani të publikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto ishin aktivetetet e para papnore në prag të festës së Krishtlindjeve. Vetëm një numër i kufizuar njerëzish do të lejohen në Sheshin Shën Pjetër për meshën e Krishtlindjeve, e cila do të shfaqet live në televizion dhe internet. Do të kufizohet gjithashtu pjesëmarrja e publikut gjatë mesazhit Urbi et Orbi, paraditen e 25 dhjetorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?