SHBA/1.777 viktima në 24 orë, 1.4 milionë të prekur nga Covid-19

Bilanci i viktimave dhe të infektuarëve me Covid-19 në SHBA, vijon të rritet. Sipas shifrave të publikuara numërohen mbi 4,4 milionë raste dhe mbi 299 mijë vdekje në të gjithë botën. Numri i personave të vdekur nga Covid-19 në SHBA është rritur në 85.268, prej të cilëve 1.777 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 21.918, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.432.086.

SHBA-ja vijon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar 310.383 të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 10,3 milionë.

SHKARKO APP