SHBA, 241 vite më parë u firmos deklarata e shkëputjes nga Britania

Për qytetarët amerikanë, dita e sotme është mjaft e rëndësishme pasi përkon me 241-vjetorin e shkëputjes së 13 kolonive nga Perandoria britanike me përfundimin e luftës revolucionare. Ky ishte një moment mjaft i rëndësisshëm i themelimit të shtetit modern amerikan,  i cili filloi me firmosjen e deklaratës së pavarësisë në vitin 1776 si dhe më pas me adoptimin e Kushtetuës amerikane, afro një dekadë më vonë.

Marrëdhëniet mes kolonive dhe Britanisë në atë kohë u tensionuan së tepërmi, sidomos për shkak të taksave të shumta që paguanin shtetasit në kontitentin amerikan, ndërkohë që nuk kishin përfaqësim në Parlamentin e Britanisë. Nga këtu, nisën edhe lëvizjet me thirrje ‘jo taksim pa përfaqësim’, të cilat nxitën edhe revoltat paraprake. Dokumenti i Pavarësisë, i miratua paraprakisht në datë 2 Korrik të 1776, por Kongresi njeh si datë zyrtare pikërisht 4 Korrikun, për shkak të disa amendimeve që ju bënë tekstit fillestar të deklaratës.

Sot, 241 vite më vonë, Dita e Pavarësisë vijon të mbetet festa më e rëndësishme për qytetarët amerikane. Ajo festohet në mënyra të ndryshme, ku aktiviteti më i parapëlyer është ndjekja e spektaklit të fishekzjarreve në orët e mbrëmjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto të fundit tërheqin vëmendjen e qytetarëve nga mbarë bota, ndërsa shumë turistë udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara për t’i parë nga afër. Gjitahshtu nuk mungojnë paradat ushtarake, koncertet, ribashkimet familjare, nderimi i veteranëve, por edhe aktitete të zakonshme sikurse mund të jenë drekimi me të afërmit, pikniku në natyre, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dita e Pavarësisë ka një kuptim të vecantë edhe për politikanët, të cilët japin mesazhe uniteti kombëtar si dhe bëjnë thirrje për më shumë bashkëpunim në rradhët e qytetarëve në të mirë të së ardhmes së vendit. Historia e Shteteve të Bashkuara është padyshim një histori inspiruese edhe për vendet e tjera, në përpjekjet për të konsoliduar një shtet demokratik.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?