SHBA – Bannon: “Shkarkimi i Comey, gabimi më i madh në historinë politike”

Ish-kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon e ka cilësuar vendimin e presidentit Trump për shkarkimin e ish-shefit të FBI-së James Comey, si gabimin më të madh në historinë moderne të politikës. Por pavarësisht kësaj, Bannon ka deklaruar se do të mbetet një mbështetës i presidentit për sa kohë ai të mbajë këtë detyrë.

“Shkarkimi nga puna i ish-shefit të FBI-së James Comey është gabimi më i madh në historinë moderne të politikës.” Kanë qenë këto fjalët e ish-kryestrategut të Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon në programin “60 Minutes” në rrjetin amerikan CBS, referuar vendimit të presidentit Donald Trump për heqjen nga detyra të ish-shefit të FBI-së.

Nëse Comey nuk do të ishte shkarkuar, Bannon argumenton se nuk do të kishte lindur nevoja për të caktuar një këshilltar të posaçëm për të vijuar me hetimin mbi ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Për ish-këshilltarin presidencial, të larguar nga posti i tij një muaj më parë, ky hetim është humbje kohe dhe tërësisht farsë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bannon e cilësoi pushimin e zotit Comey si një gabim më skandaloz se marrëdhënia e Bill Clinton me Monica Lewinsky-n apo skandali Watergate i Richard Nixon. Pavarësisht kësaj, Bannon premtoi se do të vijonte të mbetej mbështetësi i presidentit Trump për sa kohë që ai do të ishte në detyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nuk ngurroi të sulmonte liderët republikanë në Kongres, Paul Ryan dhe Mitch McConnell, të cilët Bannon i akuzoi se janë përpjekur të zerojnë zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë tashmë i është rikthyer rolit të tij si drejtues i Breitbart News, një portal mediatik i ekstremit të djathtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?