SHBA, del nga gara kandidati presidencial Bernie Sanders
Del nga gara presidenciale e 2020 kandidati Bernie Sanders, duke i hapur rrugë kandidatit tjetër demokrat Joe Biden. Senatori i pavarur nga Vermonti ishte në garë për t’u përballur kundër Presidentit Donald Trump në zgjedhjet e 4 nëntorit. Situata e krijuar me COVID-19 kufizoi shumë mundësitë e Sanders për të bërë fushatë. Lajmi u bë me dije nga vetë senatori Sanders përmes një telefonate drejtuar stafit të tij të fushatës elektorale.
Dalja e Sanders nga gara presidenciale është një goditje e madhe për progresistët amerikanë të cilët kishin fituar terren në çështje si shëndetësia universale, ndryshimet klimatike dhe hendekut në rritje të pabarazisë ekonomike.
Me gjithë suksesin e lartpërmendur, senatori i pavarur i Vermontit nuk ia doli të zgjerojë elektoratin e tij dhe të arrijë të krijojë një koalicion përmes të cilit të arrinte shumicën e votave. Ndër të tjera, kritikët kanë ngritur pikëpyetje nëse ideologjitë e tij social-demokrate do arrinin të merrnin pëlqimin e elektoratit amerikan.