SHBA dërgon bombardues supersonikë mbi Korenë Jugore. Vjen reagimi: Imperialistë gangsterë

Bombarduesit supersonikë të Shteteve të Bashkuara kanë fluturuar mbi Gadishullin Korean, në kuadër të ushtrimeve ushtarake me aleatët, Japoninë dhe Korenë Jugore, ka njoftuar Forca ajrore amerikane.

Ky flyturim ka ndodhur mbrëmë, një ditë para se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ta fillojë turneun e tij në Azi.

Në njoftim theksohet se ushtrimi ishte pjesë e misionit të “pranisë së vazhdueshme të bombarduesve” në Paqësor dhe “nuk paraqet përgjigje ndaj çfarëdo ngjarjeje aktuale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat e huaja shkruajne se një zyrtar ushtarak i Koresë së Jugut tha sot se bombarduesit B-1B të bazuara në Guam u shoqëruan nga dy avionë luftarakë të Koresë së Jugut F-16 gjatë stërvitjeve të enjten në një fushë pranë bregut lindor të Jugut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto fluturime e kanë zemëruar Korenë Veriore, e cila sot herët në mëngjes i ka dënuar këto ushtrime, duke i vlerësuar si “shantazh”.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut e denoncuan ushtrimin si një “stërvitje të papritur për sulmin bërthamor” dhe thotë se “imperialistët amerikanë si gangsterë” po kërkojnë të ndezin një luftë bërthamore

Presidenti Trump sot pritet të arrijë në Havai dhe prej nesër e fillon turneun aziatik, ku do vizitojë Japoninë, Korenë Jugore, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

Muajt e fundit, Koreja e Veriut ka testuar raketa balistike ndërkontinentale që mund të arrijnë në kontinentin e SHBA me zhvillim të mëtejshëm dhe ka kryer testin më të fuqishëm bërthamor.

Presidenti Trump pat tërhequr vërejtjen se do të ketë “zjarr dhe ashpërsi” në përgjigje të kërcënimeve nga Koreja Veriore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?