SHBA dhe vende të tjera lëshojnë si rrallëherë një deklaratë të përbashkët pas vrasjes së mbi 90 civilëve në Mianmar nga ushtria

SHBA-të kanë thënë se janë “tmerruar” nga vrasja e shumë protestuesve anti-grusht shteti në Mianmar të shtunën. Sekretari i Shtetit Antony Blinken akuzoi ushtrinë për “një mbretëri terrori” që po “sakrifikonte jetën e njerëzve për t’i shërbyer pak njerëzve”.

E shtuna ishte dita më vdekjeprurëse që nga marrja e pushtetit nga ana e ushtrisë muajin e kaluar.

Shefat e mbrojtjes së një duzine kombesh, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, të dielën lëshuan një deklaratë të rrallë të përbashkët duke dënuar veprimet e dhunshme të ushtrisë.

SHBA, Japonia dhe Australia ishin gjithashtu midis nënshkruesve të një deklarate që tha: “Një ushtri profesioniste ndjek standardet ndërkombëtare për sjellje dhe është përgjegjëse për mbrojtjen – mos dëmtimin – e njerëzve që u shërben.”

Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres tha se ai ishte “thellësisht i tronditur” nga dhuna dhe Sekretari i Jashtëm Britanik Dominic Raab e dënoi gjithashtu dhunën.

Delegacioni i BE në Mianmar tha të shtunën – zyrtarisht Dita e Forcave të Armatosura – do të “qëndrojë e gdhendur si një ditë terrori dhe çnderimi”.

Goditja vdekjeprurëse kundër civilëve – përfshirë fëmijët – erdhi ndërsa protestuesit kundërshtuan paralajmërimet dhe dolën në rrugë nëpër qytete.

Shoqata e Asistencës për të Burgosurit Politikë (AAPP) konfirmoi të paktën 91 vdekje ndërsa media lokale e konsiderojnë shifrën më të lartë.

“Ata po na vrasin si zogj ose pula, madje edhe në shtëpitë tona,” i tha banori Thu Ya Zaw agjencisë së lajmeve Reuters në qytetin qendror të Myingyan.

Dhuna e fundit e çoi numrin e të vrarëve në shtypjen e protestave në Mianmar që nga grushti i shtetit m 1 shkurt në më shumë se 400.

Ushtria kapi kontrollin e vendit të Azisë Juglindore pas zgjedhjeve të cilën partia Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) e Aung San Suu Kyi fitoi me një rezultat të thellë.

SHKARKO APP