“SHBA do t’i bëjmë hi. Japonia nuk është e nevojshme të ekzistojë më pranë nesh”

Pheniani thotë se është koha për për të “asgjësuar” SHBA-të dhe ta kthejnë atë në “hi” për fillimin e raundit të fundit të sanksioneve. Veriu gjithashtu ka kërcënuar aleatët e Uashingtonit në rajon, duke u zotuar të “zhysin” Japoninë dhe “të fshijnë” Korenë e Jugut.

Pheniani akuzon SHBA-në se ka “gatuar” masat kufizuese kundër saj, duke shtuar amerikanët duhet të rriheshin “deri në vdekje nga shkop i përshtatshëm për një qen të tërbuar”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KSB) prej 15 anëtarësh miratoi njëzëri një raund të ri sanksionesh te reja të hënën, duke synuar eksportet e tekstilit të Koresë së Veriut dhe importet e naftës. Sanksionet vijnë pas testit të gjashtë bërthamor nga Pheniani të zhvilluar në fillim të këtij muaji.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Durimi ka kufi”,  tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA., duke akuzuar OKB-në se u shërben interesave të Uashingtonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tani është koha për të asgjësuar agresorët imperialistë amerikanë. Le të zvogëlojmë kontinentin e SHBA-ve në hi dhe errësirë”, raportoi zëri i vendit komunist, duke u zotuar gjithashtu se do të përdorin “të gjitha mjetet e hakmarrjes të cilat janë përgatitur deri më tani”.

“Katër ishujt e arkipelagut [japonez] duhet të zhyten në det nga bomba bërthamore Juche. Japonia nuk është më e nevojshme për të ekzistuar pranë nesh”, tha KCNA. Bomba “Juche” është projektuar nga gjyshi i Kim Jong-un, Presidenti Kim Il-sung, dhe thekson vetëbesimin dhe pavarësinë kombëtare.

Tokio i konsideroi deklaratat e Koresë së Veriut si “jashtëzakonisht provokative dhe të egra”.

“Kjo është diçka që rrit dukshëm tensionin rajonal dhe është absolutisht e papranueshme”, tha shefi i sekretarit të qeverisë japoneze Yoshihide Suga të enjten, siç citohet nga Reuters.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?