”SHBA drejtohet nga zonja pa fëmijë”, aktorja Jennifer Aniston kritikon kandidatin e Trump për zv/president

Aktorja Jennifer Aniston ka kritikuar kandidatin për zëvendëspresident të Donald Trump, JD Vance, për komentet që ai bëri duke i quajtur demokratët një “grumbull zonjash pa fëmijë dhe me jetë të mjerueshme”.

Aktorja e Friends, postoi një intervistë të Vance, e cila është shpërndarë gjerësisht që nga përzgjedhja e tij si kandidati i Trump për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Me të vërtetë nuk mund ta besoj se kjo vjen nga një zëvendëspresident i mundshëm i Shteteve të Bashkuara”, shkroi ajo në Instagram. “Gjithçka që mund të them është… Zoti Vance, lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijët e saj një ditë. Shpresoj se ajo nuk do të ketë nevojë t’i drejtohet IVF-së si një opsion i dytë. Sepse ti po përpiqesh t’ia heqësh edhe atë asaj”, shkroi Aniston.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktorja më parë ka folur hapur për vështirësitë e saj dhe përpjekjet për të pasur fëmijë përmes fekondimit in-vitro (IVF). Muajin e kaluar, Vance votoi për të bllokuar legjislacionin e propozuar nga demokratët për të garantuar aksesin në IVF në mbarë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?