FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA: ” E pavend”, vizita e Putinit në Abkazi

Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin në rajonin e shkëputur të Gjeorgjisë, Abkazi.

Sipas SHBA-së, një vizitë e tillë, e cila ka pasur qëllim shfaqjen e mbështetjes për separatistët në atë zonë, është cilësuar si e “pavend”.

Gjatë vitit 2008, Rusia dhe Gjeorgjia nisën një luftë të shkurtër, rajon të cilin e vizitoi Putin më 8 gusht, për të shënuar përvjetorin e fillimit të luftimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas nisjes së konflikteve më 2008, Gjeorgjia dhe Rusia i kanë shkëputur marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe Moska e ka njohur Abkazinë dhe rajonin tjetër të shkëputur nga Gjeorgjia, Osetinë Jugore, si shtete të pavarura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht, Rusia ka mijëra trupa në Abkazi dhe Osetinë Jugore, fakt të cilin Gjeorgjia e konsideron si okupim.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka ofruar mbështetje të plotë amerikane për Gjeorgjinë, gjatë një udhëtimi i cili ka përfshirë edhe Tbilisin.

Departamenti i SHBA-së e ka përsëritur mbështetjen për këtë vend, derisa Putin nisi vizitën në Abkazi.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë, të tërheqë forcat e saj nga pozicionet paraluftarake të vitit 2008 dhe të kthejë mbrapa njohjet si shtete për Gjergjinë dhe Osetinë Jugore”, ka thënë ky department, përmes një deklarate. /REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?