SHBA, fëmijët e vegjël mund të jenë transmetuesit kryesorë të COVID-19

Niveli i materialit gjenetik të koronavirusit, i zbuluar në hundët e fëmijëve nën pesë vjeç, është 10 deri 100 herë më i lartë se ai që gjendet tek fëmijët më të rritur dhe të rriturit, sipas një studimi amerikan.

“Fëmijët e vegjël prandaj mund të jenë transmetuesit kryesorë të virusit në popullatë”, sipas këtij studimi të botuar në revistën mjekësore ”JAMA Pediatrics”, një hipotezë që po shkon kundër ligjërimit aktual.

Administrata e Donald Trump po nxit që prej disa javësh shkollat dhe kopshtet në shtete të ndryshme për t’u rihapur në mënyrë me qëllim për të ringjallur ekonominë e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes 23 marsit dhe 27 prillit, studiuesit kryen në Çikago teste depistimi me analizën nazale tek 145 pacientë, që vuanin nga forma të lehta të sëmundjes COVID-19, një javë pas shfaqjes së simptomave të para.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pacientët u ndanë në tre grupe, 46 fëmijë nën pesë vjeç, 51 fëmijë të moshës 5 deri në 17 vjeç dhe 48 të rritur midis 18 dhe 65 vjeç.

Ekipi pa praninë e SARS-CoV-2 në sasi 10 deri në 100 herë më të lartë sesa të tjerët në rrugët e frymëmarrjes së fëmijëve të vegjël.

Autorët e studimit theksuan se një studim në laborator kishte treguar se sa më shumë material gjenetik të kishte virusi, aq më ngjitës mund të bëhej.

“Si pasojë, fëmijët e vegjël potencialisht mund të jenë një faktor i rëndësishëm i përhapjes së SARS-CoV-2 në popullsi”, sipas shkencëtarëve.

“Sjelljet e zakonshme të fëmijëve të vegjël dhe hapësirat e mbyllura në shkolla dhe kopshte shtojnë pikëpyetjet për një përhapjeje të SARS-CoV-2 në këtë popullsi pasi masat shëndetësore të lehtësohen”, nënvizojnë ata.

Këto rezultate nuk i mbështesin autoritetet shëndetësore të cilët besojnë se fëmijët e vegjël nuk e transmetojnë shumë virusin, veçanërisht pasi është vërtetuar se ata kanë më pak të ngjarë të preken nga një formë e rëndë të sëmundjes.

Sipas një studimi në Korenë e Jugut, fëmijët 10-19 vjeç e transmetojnë virusin po aq sa të rriturit në një familje, por fëmijët më pak se nëntë vjeç e transmetojnë më pak.//ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?