SHBA – Foto e përgjakjes së Selës tmerron kongresmenët amerikanë
Fotografi të rrahjes brutale të deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë natën e 27 prillit janë publikuar në seancën e dëshmisë me temën ‘Maqedonia dhe krizat në Ballkan’, ku fjalimin e tij e mbajti zv/ndihmës sekretari amerikan Hoyt Yee, ish-kongresmeni Joe DioGuardi nga LQSHA si dhe analisti Daniel Server.
Në sallë u shfaqën edhe fotot e rrahjes brutale të Selës nga ana e aktivistëve të shoqatave shqiptare, ndërsa për to foli DioGuardi, duke dënuar dhunën ndaj deputetit shqiptar.
Përveç tij, me kongresmenët foli edhe sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari, që ishte pjesë e kësaj seance tradicionale e organizuar nga Kongresi dhe prania e vazhdueshme e DioGuardit. (INA)
KOHA JONË SONDAZH

