SHBA: Gatishmëri për aksion kundër Sirisë nëse përdoret gazi kimik

Shtetet e Bashkuara janë “ekstremisht” të shqetësuara” nga raportet se forcat e Sirisë aktualisht kanë përdorur gazin klor si armatim në sulmet në pjesën lindore të Sirisë, ka thënë mbrëmë vonë zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert.

Njëherësh, zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara thanë se administrata e presidentit, Donald Trump, është e gatshme që pësëri të ndërmarrë aksion ushtarak kundër forcave qeveritare të Sirisë, nëse është e nevojshme për zmbrapjen e përdorimit të armatimit kimik.

Ky zyrtar, që ka folur në kushte të anonimitetit, tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se regjimi i Sirisë mund të zhvillojë metoda të reja për hedhjen e armatimit kimik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat lndaj qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, kanë vazhduar që herë pas herë ta përdorim armatimin kimik në sasi të vogla, prej sulmit vdekjeprurës në prill të vitit të kaluar, i cili ndikoi që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin sulme raketore kundër një baze ajrore siriane, u kanë thënë gazetarëve zyrtarët amerikanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk vepron shpejt për ta shtuar presionin ndaj Assadit, armatimi kimik i Sirisë mund të përhapet jashtë Sirisë dhe me gjasë edhe në Shtetet e Bashkuara, ka thënë njëri prej zyrtarëve.

“Do të përhapet nëse ne nuk bëjmë asgjë”, ka tërhequr vërejtjen Nauert.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?