SHBA: Gjenden pa jetë dy foshnje të porsalindura në një qendër riciklimi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Xhersi të SHBA-ve.
Dy foshnja të porsalindura u gjenden pa jetë në një qendër riciklimi të mërkurën e 19 shkurtit.
Policia e Nju Brunsuk iu përgjigj një thirrje nga qendra e riciklimit Colgate Paper në zonën industriale në 9:20 të mëngjesit, dhe pasi bëri disa kontrolle zbuloi një foshnje pa jetë, shkruan Daily Mail.
Zbulimi i zymtë çoi në një kontroll të mëtejshëm të zonës, dhe pas 6 orësh u gjet dhe një tjetër foshnje pa shenja jete.
Policia dhe Zyra e Prokurorisë së Qarkut Middlesex janë duke pritur raportin e mjekëve pas kryerjes së autopsisë që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së foshnjave, raportoi ABC 7 NY.
Nuk dihet ende saktësisht mosha e foshnjave dhe se si ka ndodhur ngjarja.
/Ora News