SHBA harron sanksionet, ofron ndihmë për Korenë e Veriut dhe Iranin në luftën ndaj koronavirusit

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmën e tyre për dy nga “armiqtë e saj të listës së zezë”, Korenë e Veriut dhe Iranin, në luftën kundër shpërthimit të koronavirusit që ka infektuar më shumë 124,000 njerëz dhe ka vrarë mbi 4.600 në të gjithë globin.

Ka qenë Robert Destro, ndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit për Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës, ai që u tha gazetarëve të mërkurën e 11 marsit se ai nuk mund të konfirmojë nëse raportimi i Koresë së Veriut për raste të prekura me koranavirus është zero, ishte i saktë, shkruan Newsweek.

Ai u tha gazetarëve se SHBA është e shqetësuar për njerëzit e Koresë së Veriut dhe shprehim solidaritetin tonë për të gjitha familjet që e gjejnë veten në këtë situatë alarmante.

“Ne gjithashtu e dimë se Koreja e Veriut është një shoqëri shumë e mbyllur. Informacioni është shumë i vështirë për tu arritur”, tha ai.

Koronavirusi, që besohet se ka origjinën në rrethin qendror të Kinës, Hubei, që nga atëherë është përhapur në më shumë se 100 vende në të gjithë globin.

Në muajt e fundit, raste të shumta të koronavirusit janë shfaqur në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran.

Destro tha se administrata e presidentit Donald Trump do të mbështeste Republikën Islamike, edhe pse SHBA ka vendosur sanksione kundër saj.

“Në atë masë sa të jemi të dobishëm, ne do të përpiqemi të jemi të dobishëm dhe të ofrojmë ndihmë, dhe ne e kemi bërë atë në çdo numër rastesh”, ka thënë ndër tjerash ai.

Peniani dhe Teherani kanë akuzuar Uashingtonin për përdorimin e kufizimeve tregtare që dëmtojnë popullatën civile si një mjet për t’i detyruar ata t’i përmbahen politikës amerikane. Të dyja shtetet e qeverisura nga liderët suprem, janë përballur me fushata “presioni maksimal”, duke përdorur metoda ekonomike, diplomatike dhe ushtarake, nga administrata Trump. Por ata tani janë të tronditur nga një sfidë e re që kërcënon t’i dëmtojë ata.

SHKARKO APP