SHBA, hebrenjtë duan të bëhen gjermanë
Që kur është zgjedhur President i ri i SHBA Donald Trump, gjithnjë e më shumë hebrenj të New Yorkut kërkojnë nënshtetësinë gjermane. Shumë kanë të drejtë ta marrin dhe prandaj shohin një shans në të.
75 përqind e hebrenjve të SHBA votuan në nëntor 2016 për Hillary Clintonin, por ajo humbi përballë Donald Trumpit, i cili ndër të tjera u dallua për retorikë nacionaliste. Prej asaj kohe, numri i hebrenjve që kërkojnë nënshtetësinë gjermane në Konsullatën Gjermane në New York është shtuar.
Sipas nenit 116 të Kushtetutës Gjermane, mund ta marrin nënshtetësinë gjermane të gjithë ata, të cilëve kjo nënshtetësi u është hequr midis viteve 1933 deri 1945. Kjo e drejtë vlen edhe për pasardhësit. Në vitet 2014 dhe 2015 këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar përkatësisht 50 deri 70 hebrenj të New Yorkut çdo vit. Vetëm në nëntor 2016 ishin 124 të tillë. Që atëherë, numri i aplikuesve është rritur vazhdimisht, në 235 në mars 2017.
KOHA JONË SONDAZH

