SHBA i shet raketa për mbrojtje Ukrainës

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen në Ukrainë të raketave anti-tank Javelin dhe të njësiteve të qitjes.

Marrëveshja kap vlerën e 47 milionë dollarëve, tha ushtria e Shteteve të Bashkuara.

“Sistemi Javelin do ta ndihmojë Ukrainën të ndërtojë kapacitet afatgjatë të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të saj”, tha përmes një deklarate Pentagoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se marrëveshja nuk do të ndryshojë balancën ushtarake në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në muajin dhjetor, Uashingtoni ka shkaktuar protesta nga Rusia kur ka vendosur të mbështesë Kievin me armë mbrojtëse vdekjeprurëse.

Ukraina është në konflikt me separatistët e mbështetur nga Rusia qysh në vitin 2014./REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?