SHBA-ja vendos veton kundër rezolutës që dënon njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit

SHBA-ja vendosi veton e saj në një rezolutë të OKB-së ku dënohej njohja e njëanshme amerikane e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit, një tekst i miratuar nga 14 partnerët e tjerë të Këshillit të Sigurimit.

Kjo votë pro e shprehur nga 14 prej 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, mes të cilëve edhe aleatët e afërt evropianë të Uashingtonit, Londra dhe Parisi, përbën një pabesi për diplomacinë amerikane, shkruan ata.

I kërkuar nga Egjipti, që ka dënuar pasojat e rënda të vendimit amerikan, teksti shprehte se vendimi i shpallur para disa ditësh nga presidenti republikan, Donald Trump duhet të tërhiqet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njohja e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit ka sjellë zemërimin e palestinezëve, manifestime në të gjithë botën myslimane dhe një kundërshtim gati unanim të komunitetit ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?