SHBA, Japonia dhe Korea e Jugut fusin në “telashe” Kim Jong-un
Diplomatët japonezë, nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, ranë dakord sot për të koordinuar nga afër të gjitha veprimet për Korenë e Veriut, mes tensioneve të larta në Gadishullin Korean.
“Ramë dakord se do të koordinojmë të gjitha veprimet diplomatike, ushtarake dhe ekonomike lidhur me Korenë e Veriut“, tha Joseph Yun, përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së pas takimit me homologët e tij.
“Ne do të paralajmërojmë Korenë e Veriut të ndalë provokimet e mëtejshme strategjike si edhe do të ndërmarrim veprime të forta ndëshkuese në rast se Veriu vazhdon planin me vendosmëri, pavarësisht paralajmërimit”, u shpreh pas takimit Kim Hong Kyun, përfaqësuesi i posaçëm i Koresë për Paqen në GadishullinKorean dhe Çështjet e Sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

