SHBA jep alarmin: Raketat koreano-veriore mund të mbërrijnë në Alaskë

Shtetet e Baashkuara të Amerikës pranojnë se raketa që hodhi Korea e Veriut, në detin e Japonisë, mëngjesin e të martës, është një raketë balistike ndërkontinentale.

Më herët, edhe Peniani e cilësoi atë si testin e parë të raketave balistike ndërkontinentale, të Koresë së Veriut.

Zyrtarët amerikanë tani besojnë se Koreja e Veriut mund të jetë në gjendje të lëshojë një raketë deri në Alaskë, por ekspertët thonë se këto raketa nuk mund të godasin me saktësi një objektiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson e quajti testin si një përshkallëzim të konfliktit dhe theksoi se Washingtoni nuk do të pranojë kurrë që Koreja e Veriut të ketë armë bërthamore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm disa orë pas testit, SHBA-të kërkuan një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, të Kombeve të Bashkuara, i cili do të mbajë sot një sesion me dyer të mbyllura, me pjesëmarrjen e 15 anëtarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?