SHBA, “Johnson&Johnson” 344 milionë dollarë gjobë për reklama mashtruese

Grupi farmaceutik “Johnson&Johnson” u dënua dje të paguajë 344 milionë dollarë për reklama mashtruese në tregtimin e disa implanteve speciale, të aplikuara te mijëra paciente në Kaliforni.

Këto pajisje, të quajtura gjithashtu “rrjetë”, në formën e shiritave dhe përforcimeve të implantueshme nëpërmjet kirurgjisë, janë në qendër të një sërë procedurash ligjore në SHBA dhe vende të tjera të botës.

“Ndërlikimet mund të jenë aq serioze, sa të jetë e nevojshme të hiqet implanti, por, ndryshe nga implantet e tjera, heqja është e vështirë dhe mund të kërkojë disa operacione”, tha Eddie Sturgeon, gjykatës i kontesë së San Diegos, në gjykimin e tij.

“Johnson&Johnson” tha për gazetën “New York Times” se synon ta apelojë aktgjykimin.

SHKARKO APP