SHBA, karantinë 14 ditore për 195 amerikanë të kthyer nga Wuhani
Autoritetet shëndetësore amerikane njoftuan sot se 195 amerikanët e riatdhesuar nga Wuhani, në Kinë, për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri do të vendosen në karantinë të detyrueshme për një periudhë 14 ditore.
“Karantina do të zgjasë 14 ditë duke nisur nga momenti që avioni do të lërë Wuhanin”, deklaroi Nancy Messonnier, drejtoreshë e sëmundjeve respiratore në Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC).
Avioni është nisur të mërkurën nga Kina dhe pritet të mbërrijë në Riverside në Kaliforni.