SHBA kërkon kthimin e Tajvanit në asamblenë e OBSH
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë të rivendosin praninë e Tajvanit në Asamblenë Botërore të Shëndetit, organi legjislativ i OBSH-së që do të mblidhet në 24 maj. Një lëvizje që mund të shkaktojë reagime kineze. “Nuk ka asnjë justifikim të arsyeshëm për vazhdimin e përjashtimit të Tajvanit nga ky forum dhe SHBA po i kërkon drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të ftojë Tajvanin të marrë pjesë si vëzhgues, si në vitet e mëparshme, përpara kundërshtimeve të Kinës”, tha Sekretari i Shteti Antony Blinken.