SHBA-Koresë së Veriut: Mos na vini në provë se…

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, teksa ka folur nga aeroplanbartësi amerikan “USS Ronald Reagan” në Japoni, i ka tërhequr vërejtjen Koresë së Veriut që të mos e vërë në provë durimin e tyre, pasi në të kundërt, Uashingtoni do të ketë një përgjigje “gjithpërfshirëse dhe efektive”.

Ai tha se administrata e Donald Trump, do të vazhdojë të punojë në mënyrë të zellshme me vendet e tjera, për të ndërmarrë presion ekonomik dhe diplomatik kundër Phenianit, duke theksuar se “mburoja qëndron në mbrojtje, ndërsa shpata qëndron e gatshme”.

Kutjojmë se Pheniani i ka përshpejtuar testet atomike dhe raketore, gjë e cila ka shkaktuar tensione në SHBA dhe në aleatët e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?