SHBA/ “Kur foshnja ra në tokë ishte i mbuluar nga gjaku i nënës” – Historia e prindërve që vdiqën duke mbrojtur foshnjën
Sulmet në SHBA shkaktuan një sër viktimash, por historia e përciellë më poshtë nga mediat ndërkombëtare ka prekur shumë njerëz në mbarë botën.
Në Teksas pak ditë më parë, në një qendër tregëtare 20 vetë humbën jetë nga një sulm me armë nes tyre dhe prindrit e 2 fëmijëve të vegjël, më i vogli 2 muajsh.
“Ajo ra mbi të ndërsa foshnja u rrëzua në dysheme, duke thyer disa kocka të tij, por duke i mbijetuar sulmit. Halla e Jordanit, Elizabeth Terry, i tha CNN se kur foshnja “u tërhoq nga trupi i saj”, gjaku i nënës së tij ishte ende mbi të. Foshnja, e quajtur Pal, kishte vetëm gishta të thyer, tha ajo dhe tani është në shtëpi.”- shkruhet ndër të tjera në historinë e treguar për mediat.
Histori e plotë:
Ata sapo kishin lënë vajzën e tyre të madhe në një kurs pas shkolle kur u futën në parkingun Walmart, të mbushur me qindra blerës. Jordan dhe Andre Anchondo morën fëmijën e tyre 2 muajsh dhe u drejtuan për brenda qendrës tregëtare. Ishte një ditë e ngarkuar për Anchondos.
Vajza e tyre po organizonte një festë për ditëlindjen e 6-të, kështu që ata duhej të blinin edhe dekorimet për festën. Në vetëm disa orë, familja dhe miqtë do të ktheheshin në shtëpinë e re të çiftit, tha vëllai i Andreit, Tito Anchondo, për Washington Post. Por më pas nisën gjuajtjet me armë.
Dhe pastaj, heshtje nga Jordan dhe Andrea. Jordan, 25 vjeç dhe Andre, 24 vjeç, ishin mes 20 viktimave të vrara në të shtënat me armë të shtunën në një qendër tregtare në El Paso, duke e lënë djalin e tyre të mitur pa prindër ndërsa vdiqën duke e mbrojtur, tha familja e tyre. Vdekja e Jordanit u konfirmua të shtunën. Anëtarët e familjes konfirmuan vdekjen e Andreit më vonë të dielën në mbrëmje, pasi prisnin më shumë se 24 orë për të zbuluar se çfarë i ndodhi.
Tito dhe anëtarët e tjerë të familjes thanë se ata besojnë se Andre vdiq duke provuar të mbronte gruan dhe djalin e tij nga plumbat. Motra e Jordanit, Leta Jamroëski, i tha Associated Press se bazuar në dëmtimet e foshnjës, Jordan vdiq duke mbrojtur fëmijën e tyre. “Ai jetoi sepse ajo i dha jetën e saj”. Jordan po e mbante në krah bebin e saj kur vdiq, tha Jamrowski.
Ajo ra mbi të ndërsa foshnja u rrëzua në dysheme, duke thyer disa kocka të tij, por duke i mbijetuar sulmit. Halla e Jordanit, Elizabeth Terry, i tha CNN se kur foshnja “u tërhoq nga trupi i saj”, gjaku i nënës së tij ishte ende mbi të. Foshnja, e quajtur Pal, kishte vetëm gishta të thyer, tha ajo dhe tani është në shtëpi.