SHBA, largohet Priebus, Trump emëron gjeneralin Kelly si shef kabineti
Vendimi i presidentit Trump vjen pas disa ditë tensionesh publike mes zotit Priebus dhe drejtorit të ri të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë Anthony Scaramucchi.
“Reince Priebus është njeri i mirë. Gjeneral Kelly do të bëjë një punë fantastike,” tha zoti Trump pasi zbriti nga avioni presidencial.
Pak ditë më parë, zoti Scaramucchi ndërmori sulme verbale kundër shefit tashmë të shkarkuar të kabinetit, Priebus, zhvillime që u panë si një luftë e hapur brenda stafit në nivelet më të larta të administratës Trump.
Zoti Kelly njihet për mbështetjen që gëzon nga ligjvënësit e të dyja partive./Voa
KOHA JONË SONDAZH

