SHBA largon qytetarët nga ‘Zona e nxehtë’ e koronavirusit, Australia ngre karantinën në ishullin e Krishtlindjeve

SHBA ka larguar me avion ushtarak të gjithë qytetarët e saj nga Ëuhan-i që konsiderohet dhe si pika më e nxehtë e koronavirusit jo vetëm pse aty u shfaq për herë të parë por dhe shifrat aty janë më të rënda.

Në provincën Hubei kanë vdekur 125 persona dhe janë prekur nga koronavirusi deri tani 3 mijë e 554. Ndërkohë qyteti Ëuhan është shkretuar.

Australia nuk do të lejojë që asnjë i prekur me koronavirus të kurohet brenda territorit të saj pas 4 vdekjeve në Ëellsin e Ri Jugor. Karantina do të ngrihet në ishullin e Krishtlindjeve për të mbajtur larg rrezikun nga kontinenti australian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse Britania e Madhe, një vend ende me dyshime për koronavirus dhe pa një të prekur ka marrë masa drastike duke anuluar të gjitha fluturimet vajtja apo ardhje me Kinën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?