SHBA mbyll kufijtë për 6 vende të tjera – Kufizohet hyrja e emigrantëve

SHBA ka njoftuar se po kufizon hyrjen e emigratëve duke shtuar edhe gjashtë vende të tjera në listën e vendeve të bllokuara të vendit.

Qytetarët nga Nigeria, Eritrea, Sudani, Tanzania, Kirgistani dhe Myanmar do të bllokohen tani nga marrja e disa llojeve të vizave. Njerëzit nga këto vende do të jenë akoma në gjendje të vizitojnë SHBA si turistë.

Një zyrtar tha që masat e reja ishin rezultat i dështimeve nga gjashtë vendet për të përmbushur standardet e sigurisë dhe shpërndarjen e informacionit me SHBA-në.

Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi për herë të parë një ndalim udhëtimi në vitin 2017. Ai aktualisht mbyll kufijtë e SHBA për qytetarët nga shtatë vende, shumica prej tyre me shumicë myslimane.

Njerëzit që do të jenë turistë, do të bëjnë biznes apo që ju nevojitet trajtim mjekësor nuk do të preken nga rregullat e reja.

Ndalimi i udhëtimit sipas Trump ishte jetik për të mbrojtur amerikanët.

SHKARKO APP