SHBA mbyll shkollat, kurse Europa i mban hapur

Qytete të mëdha në SHBA, mes të cilëve Detroiti, Bostoni dhe Filadelfia, po mbyllin shkollat dhe po e kthejnë mësimin online në përpjekje për të frenuar infektimet. ”Ka një shkallë infektimi që është shumë e rrezikshme për të mbajtur shkollat hapur dhe kjo është parë në një numër vendesh në Europë”, thotë Anthony Staines, profesor i sistemeve shëndetësore në Universitetin e Dublinit.

Mbyllja e shkollave mund të jetë pjesë e një reagimi të përkohshëm, por me njohuritë e duhura, informacionin dhe kuptimin, mbyllja e shkollave nuk është e domosdoshme. Muajin e kaluar, Irlanda hyri në një izolim strikt, gjashtë javor për të ndaluar përhapjen e Covid-19, duke ndaluar tubimet sociale e duke mbyllur baret dhe restorantet.

Kryeministri Micheal Martin, thotë se shkollat dhe kopshtet do të qëndronin hapur. ”Kjo është e nevojshme sepse ne nuk mund të lejojmë që e ardhmja e fëmijëve tanë të jetë një tjetër viktimë e kësaj sëmundjeje. Ata kanë nevojë për edukim”, tha Martin.

Një histori e ngjashme është edhe ajo në shumë vende europiane, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Anglinë, që e bënë mision të tyre vazhdimin e mësimit me prezencë fizike edhe pse vendosën masa strikte për të luftuar valën e dytë të Covid-19.

SHKARKO APP