ShBA mirëpret nisjen e bisedimeve Turqi-Greqi: Potencial për uljen e tensioneve rajonale

Shtetet e Bashkuara mirëpresin rinisjen e bisedimeve eksploruese midis Greqisë dhe Turqisë, të cilat do të përqëndrohen në demarkacionin detar, vëren Departamenti i Shtetit.

Siç shpjegoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Uashingtoni beson se bisedimet e kanë potencialin të çojnë në uljen e tensioneve rajonale.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha përpjekjet për të ulur tensionet në Mesdheun Lindor dhe mirëpresin raportet se Greqia dhe Turqia janë të gatshme të fillojnë bisedimet eksploruese mbi caktimin e kufijve detarë . Këto bisedime kanë potencialin për të ndihmuar në uljen e tensioneve rajonale .”

Sipas ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu në kontaktet eksploruese, duhet të zhvillohet një dialog i plotë midis Turqisë dhe Greqisë.

Sipas  një analize të “Anadolu” për rifillimin e kontakteve eksploruese më 25 janar  në Stamboll, në axhendën e Turqisë janë çështjet që lidhen me ujërat territoriale , shelfi kontinental , çmilitarizimi i ishujve , statusi i ishujve, shtrirja e hapësirës ajrore dhe juridiksioni në zonat e kërkimit dhe shpëtimit.

Ky është raundi i 61-të i parë i procesit përkatës, i cili do të zhvillohet në Stamboll, më 25 janar 2021.

Raundi i fundit i kontakteve midis të dy palëve në këtë proces u zhvillua në mars  të 2016.

SHKARKO APP