SHBA, mungesë kritike për pajisje mjekësore

Në të gjithë SHBA-në po vihet re një mungesë kritike e furnizimeve me pajisje mjekësore, përfshirë shtupa pambuku për teste, maska mbrojtëse, veshje kirurgjikale e dezifektues për duart. Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press” një situatë e tillë mund të jetë e lidhur me një rënie të papritur të importeve, kryesisht nga Kina.

Të dhënat tregojnë se rënia e dërgesave në pajisje mjekësore nisi në mes të muajit shkurt, pas situata e krijuar për shkak të shpërthimit të koronavirusit në Kinë, e detyroi këtë vend të mbyllë fabrika e porte.

Disa njësi që shërbëjnë për raste urgjencash, spitale e klinika nëpër të gjithë SHBA-në aktualisht nuk kanë furnizimet më kryesore ndërsa të tjerë po përpiqen të kursejnë pajisje mbrojtëse personale si doreza e maska.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat tregojnëe se Shtetet e Bashkuara e marrin pjesën më të madhe të furnizimeve mjekësore nga Kina. Kur fabrikat e prodhimit të pajisjeve mjekësore kineze rifilluan punën muajin e kaluar, përparësi e tyre ishin spitalet e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria kineze kërkoi nga prodhuesit që t’i shesin të gjithë ose një pjesë të prodhimit në maska N95, brenda vendit dhe jo t’i eksportojnë ato në SHBA.

Sasia më i fundit e maskave mjekësore N95 mbërriti nga Kina rreth një muaj më parë, më 19 shkurt. Maskat N95 përdoren në objekte industriale si dhe në spitale. Ato filtrojnë 9 për qind të të gjitha grimcave të ajrit.

Guvernatorët në të gjithë vendin janë përfshirë nga paniku ndërsa në shtetet e tyre po mbarojnë pajisjet mjekësore. Presidenti Donald Trump u ka kërkuar atyre të blejnë maska në treg, por mundësitë janë të pakta.

Pa mbrojtjen e duhur, shumica e stafit tonë nëpër spitale mund të sëmuren, që do të thotë se mund të mos ketë personel për t’u kujdesur për pacientët”, thotë Nancy Foster, nënkryetare e Shoqatës së Spitaleve Amerikane e cila trajton çështjet që lidhen me politikën e cilësisë e sigurisë së pacientëve./VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?