SHBA ndihmoi Rusinë në parandalimin e një sulmi,Putin mirënjohës ndaj Trump

Presidenti rus Vladimir Putin ka falenderuar homologun e tij amerikan Donald Trump, pasi informacioni i siguruar nga CIA për shërbimet ruse të sigurisë ndihmoi në parandalimin e një sulmi në katedralen e Kazanit në Shën Peterburg. Në një komunikatë për mediat, Kremlini konfirmoi një bisedë telefonike mes dy liderëve, ku tema kryesore ka qenë pikërisht shprehja e mirënjohjes nga ana e Putin për Trump. Në një reagim më të fundit, zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov deklaroi se informacioni i marrë nga Shtetet e Bashkuara ndihmoi në shpëtimin e shumë jetëve. “Ky është një shembull ideal i bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit,” u shpreh zëdhënësi Peskov. Telefonata mes Trump e Putin përbën komunikimin e dytë mes palëve brenda vetëm tre ditësh. Në bisedën e tyre të mëhershme, dy presidentët diskutuan për mënyrat e bashkëpunimit në adresimin e krizës bërthamore të Koresë së Veriut. Sidoqoftë, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara vijojnë të mbeten të tensionuara. Edhe pse dy liderët duket të kenë lidhje të mira mes tyre, Byroja Federale amerikane dhe një komitet inteligjence i Senatit vijojnë të hetojnë pretendimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në favor të zotit Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?