SHBA në kontradikta të brendshme mbi bisedimet me Korenë e Veriut
Sekretari i shtetit amerikan Rex Tillerson është kundërshtuar nga Shtëpia e Bardhë dhe departamenti i tij, pasi sugjeroi se SHBA duhet të zbusnin qëndrimin e saj mbi bisedimet me Korenë e Veriut.
Tillerson tha se ishte i gatshëm të hapte dialog me Phenianin, pa parakushte.
Por Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit kanë përsëritur vijën e ashpër të administratës, duke theksuar se Koreja e Veriut së pari duhet të angazhohet për braktisjen e armëve bërthamore.
Kjo është hera e treta që Tillerson ka qenë publikisht në kundërshtim me Shtëpinë e Bardhë.
Sekretari i shtetit në fjalimin e tij u shpreh: “Ne kemi thënë nga ana diplomatike që jemi gati të flasim në çdo kohë që Koreja e Veriut do të donte të fliste dhe jemi gati për takimin e parë pa parakusht “.
Në përgjigje të kësaj, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për Reuters: “Administrata është bashkuar dhe insiston që çdo negociatë me Korenë e Veriut duhet të presë derisa regjimi të përmirësojë thelbësisht sjelljen e tij”.
Dhe Heather Nauert, një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, përsëriti qëndrimin e administratës për parakushtet që duhen të zbatohen lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Ajo tha: “Politika jonë nuk ka ndryshuar. Diplomacia është prioriteti ynë kryesor përmes fushatës sonë të presionit maksimal.Ne jemi të hapur për dialog kur Koreja e Veriut të jetë e gatshme të kryejë një dialog serioz dhe të besueshëm për paqen, por kjo kohë nuk është tani”.
Kontradikta është përplasja më e fundit mes Shtëpisë së Bardhë dhe sekretarit të shtetit.
“Ideja që Sekretari Tillerson do të diskutojë për çështjet ushtarake është thjeshtë absurde, është detyra e Sekretarit Mattis, sekretarit të mbrojtjes, të flasë për çështje ushtarake”, tha Gorka për BBC.
Pastaj në shtator, pasi Z. Tillerson tha se kishte krijuar linja direkte të komunikimit me Phenianin, presidenti akuzoi sekretarin e “humbur kohën e tij”.
Ndërkohë Trump duket se po shqyrton zëvendësimin e Tillerson, një ish-shefi ekzekutiv të gjigantit energjitik Exxon Mobil sipas disa lajmeve. Por presidenti i ka quajtur raportet lajme të rreme.
KOHA JONË SONDAZH

