SHBA nis në hapësirë misionin sekret të “SpaceX”
“SpaceX” u hodh me sukses në hapësirë, ndërsa mjeti ajror i cilësuar si i klasifikuar nga NASA, u nis nga baza Kennedy Space Center në Florida. Nisja ndodhi kur uragani i fuqishëm “Irma” është nisur drejt shtetit të Floridas.
“Space Exploration Technologies Corp” nisi avionin hapësinor të Forcave Ajrore rreth orës 10:00 me orën lokale të enjten, pavarësisht paralajmërimeve të hershme në mëngjes, pasi moti ishte vetëm 50 për qind i favorshëm për misionin. Irma parashikohej të ishte rreth 900 milje në juglindje të vendit gjatë nisjes së fluturimit.
Nisja ishte misioni i pestë për anijen hapësinore autonome, por e para që përfshin SpaceX. Raketat e Falcon 9 të kompanisë fituan certifikimin e Forcave Ajrore të SHBA-së për misionet e hapësirës në maj të vitit 2015, duke thyer një bllokim të gjatë të mbajtur nga United Launch Alliance, një ndërmarrje e përbashkët midis Boeing Co. dhe Lockheed Martin Corp.
Për vite me radhë, Forcat Ajrore kanë refuzuar të thonë se çfarë bën automjeti ushtarak i ndërtuar nga Boeing. Misioni më i fundit i X-37B përfundoi në maj pas më shumë se 700 ditësh që qarkullonte rreth Tokës, shkruan “Bloomberg”.
Kontratat për nisjet ushtarake përfshijnë satelitët që lejojnë trupat të komunikojnë në fusha të betejës dhe vlerësohen në rreth 70 miliardë dollarë deri në vitin 2030, sipas një raporti qeveritar të vitit 2014. Në maj, SpaceX nisi një raketë me NROL-76, një ngarkesë e klasifikuar për Zyrën Kombëtare të Zbulimit.
KOHA JONË SONDAZH

