SHBA nis stërvitjen globale, trupat ushtarake edhe të shteteve si… (FOTO)
Redjon Shtylla
Ushtria amerikane pas kërcënimëve në mbarë botën, do të nis një grumbullim të trupave në një stërvitje të përbashkët. Ky informacion që vë alarmin mbi sigurinë, është dhënë nga brigadieri i Forcave Ajrore John Healy, i cili drejton ushtrimet për forcat amerikane në Europë. Në një intervistë për “Reuters”, ai është shprehur se trupat duhet të përgatiten për çdo të papritur që mund të vijë mbi kërcënimet që janë gjithnjë e më komplekse në të gjitha fushat e luftës.
Duke nisur nga ato tokësore, detare, ajërore, hapësinore dhe kibernetika Ruse, janë rrugë të rezikshme. SHBA-ja nga ana e saj dëshiron të kryejë stërvitje deri më 2020 por ende nuk është vendosur si vit pasi pritet të ketë ndryshime, kjo në varësi të bashkëpunimit me vendet pjesëmarrëse në stërvitje.
Gjenerali Healey shtoi se këto stërvitje do të jenë forca nga nëntë komandot amerikane. “Ajo që ne po shikojmë është një program globalisht i integruar, kështu që ne jemi duke punuar për të pasur të njëjtën notë muzikore me një stërvitje të kombinuar globale”.
Gjenerali shtoi më tej se stërvitjet janë të domosdoshme nëse trupat donin të ishin plotësisht të përgatitura në rast të ndonjë konflikti të mundshëm dhe nga fokusi i tyre i nevojshëm për të pasqyruar natyrën globale të kërcënimeve ushtarake. Veprimtaria e Rusisë është fokusi kryesor për Europën, ku zyrtarët mbajnë nën vëzhgim të ngushtë ushtrimet ushtarake të Moskës, të vendosura për të filluar muajin e ardhshëm.
Ekspertët pohojnë se Rusia ka mbledhur deri më tani rreth 100,000 trupa për vendosjen masive përgjatë kufijve të NATO-s. Ndërtimi është pjesë e një ushtrie ushtarake të quajtur” Zapad” në gjuhën ruse nënkupton perëndim që do të zhvillohet çdo katër vjet. Ushtrimet e këtij viti në “Zapad” do të mbahen në Bjellorusi, Detin Baltik dhe Kaliningrad.
Gjenerali Healy tha se ndërsa vëzhguesit rusë ndoqën stërvitjet e fundit të SHBA-së dhe NATO-s në rajonin e Detit të Zi, Moska nuk kishte dhënë asnjë detaj mbi stërvitjen, duke thënë se: “Ata nuk janë aq transparent sa ne”.
Megjithatë, sipas raporteve të “New York Times”, Moska e informoi NATO-n se vetëm 13,000 trupa do të merrnin pjesë në stërvitje dhe nuk do të kishin nevojë të ftonin vëzhgues të jashtëm, në përputhje me dokumentin e Vjenës. Traktati daton që në epokën e Luftës së Ftohtë dhe në mënyrë eksplicite thekson se vëzhguesit duhet të jenë të pranishëm për ushtrime që përfshijnë më shumë se 13,000 trupa.
Sipas gjeneralit Healy, një vlerësim fillestar i një sërë ushtrimesh të zhvilluara në Europë këtë verë ishte pozitive, por një vlerësim më i thellë do të jetë në tetor. Më shumë se 40,000 forca amerikane dhe aleate kishin marrë pjesë në këto stërvitje globale.
Forcat e SHBA-së dhe NATO-s, kanë rritur praninë e tyre dhe aktivitetin e trajnimit në të gjithë Europën gjatë disa viteve të fundit, pas aneksimit të Rusisë të rajonit të Krimesë të Ukrainës. Ky veprim ka përfshirë shtimin e katër grupeve luftarake të NATO-s, të përbërë nga 1.000 ushtarë secila në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni, të gjitha kanë kufij me Rusinë.
Vitin tjetër, ushtria amerikane ka planifikuar 11 stërvitje që do të përfshijnë një sërë aleatësh të NATO-s që nga Islanda në Britani, shtetet baltike dhe ndoshta në Finlandë, e cila do të sjellë forca ajrore, tokësore dhe detare.
Burimi: Daily Express

KOHA JONË SONDAZH

