SHBA – OKB: Ekonomia botërore mund të tkurret me 0,9% në 2020

Ekonomia botërore mund të pësojë ulje me 0,9% këtë vit, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit, njoftoi sot organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Skenari më i keq supozon se kufizimet për lëvizjen e njerëzve dhe aktivitetet ekonomike në ekonomitë e mëdha do të zgjasin deri në mes të majit, sipas konferencës mujore ekonomike të OKB-së.

Rritja ekonomike globale mund të pësojë rënie të mëtejshme nëse këto kufizime shtrihen përtej majit.

Para shpërthimit të koronavirusit, OKB-ja priste që prodhimi botëror të zgjerohej me një ritëm prej 2,5% në 2020.

SHKARKO APP